image Tajlandezi krijon robot për ta luftuar koronavirusin

Teknologji

Tajlandezi krijon robot për ta luftuar koronavirusin

news image

Inxhinieri tajlandez Monchai Bunwong bëri një robot shtëpiak që “lufton” kundër COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Roboti spërkat dezinfektuesin nëpër lagje dhe kështu ndihmon në ndalimin e përhapjes së koronavirusit – të paktën në lagje.

Bunwong mund ta kontrollojë atë në një distancë deri në një kilometër dhe ta kontrollojë atë përmes një kontrolluesi pa tel, transmeton Telegrafi.

Roboti mund të mbajë 200 litra dezinfektues dhe ta spërkasë atë nën presion të fortë.

Veç kësaj, ai mund të lëvizë në të gjitha terrenet dhe është bërë për t’i bërë ballë sipërfaqeve të ndryshme.

Ai lëviz me një shpejtësi prej 5 km/orë. /Gazeta Sinjali/