image Dy grupe majmunësh luftojnë mes vete në mes të rrugës në Tajlandë

Qesharake

Dy grupe majmunësh luftojnë mes vete në mes të rrugës në Tajlandë

news image

Në internet janë shpërndarë pamje të dy “bandave” të majmunëve të cilët luftojnë mes vete, duke shkaktuar bllokim të rrugës.

Në video shihet se grupet e majmunëve përballën mes vete dhe se vozitësit janë detyruar që të presin në rrugë për katër minuta, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Një dëshmitar, Khun Itiphat, tha:

“Isha në një ndërtesë afër tempullit, kur i dëgjova majmunët duke klithur. Kishte shumë dhe të gjithë rrinin së bashku. Pashë që kishin një mosmarrëveshje, pastaj të gjithë vrapuan në rrugë dhe filluan të ndeshen.”

Një përleshje e ngjashme masive mes majmunëve kishte ndodhur në marsin e vitit të kaluar, kur dy grupe majmunësh ishin ndeshur nga dy anët e një hekurudhës për shkak të copëzave të ushqimit.

Vala e tretë e pandemisë po bëhet shkak i mungesës së ushqimit për kafshë në Lopburi, qytet në pjesën qendrore të Tajlandës./Gazeta Sinjali/