image Turisti Rus në Shëngjin ia vjedh targat e veturës një kosovari

Shqipëri

Turisti Rus në Shëngjin ia vjedh targat e veturës një kosovari

news image

Një ngjarje pazakontë dhe ende jo e sqaruar në tërësi ka ndodhur në Shëngjin, ku një shtetas rus ka vjedhur targat e një automjeti të një shtetasi kosovar, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë në Shqipëri i dyshuari për këtë rast është rusi 37-vjeçar, me iniciale I.K.

Policia kontrolloi banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u  gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit, si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë, shkruan a2news.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes./Gazeta Sinjali/