Botë/ Turistët gjetën gjysmën e një peshkaqeni në plazhin e Australisë

news image

Një grup turistësh u tronditën kur hasën një peshkaqen gjysmë të ngrënë që ishte lënë në brigdetin e Australisë.

G’Day Adventure Tours po drejtonte një grup në një udhëtim rreth ishullit Bribie, pikërisht në brigjet e Bregut të Detit të Queensland, kur ata hasën në trupin e pajetë të një peshkaqeni.

Duke folur për Mail Online, operatori i turneut Jason Brown tha:”Të gjithë turistët menduan se ishte shumë mirë pasi nuk është diçka që shihnin çdo ditë”.

Brown ndau fotot e peshkaqenit të ngordhur në faqen e Facebook-ut të kompanisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin