image Të huajt bëjnë plazh edhe në tetor, Ksamili plot me turistë në bregdet

Shqipëri

Të huajt bëjnë plazh edhe në tetor, Ksamili plot me turistë në bregdet

news image

Mesi i muajit tetor në jug të Shqipërisë po shoqërohet nga temperatura mbi 20 gradë celsius. Të favorizuar nga moti i mirë, të huajit nuk po i ndahen Ksamilit.

Pushues të huaj, kryesisht nga Spanja, kanë zgjedhur bregdetin e Tre Ishujve, për ujëra të pastra, qetësi e çmimet e ulëta që ofron vjeshta.

“Më pëlqeu shumë pjesa e alpeve. Me pëlqen shumë gjithë pamja që është këtu dhe mbi të gjitha qetësia…Kemi vizituar Syrin e Kaltër dhe ishte shumë bukur, dhe kjo pjesë këtu në Ksamil më pëlqen për qetësinë që ka. Pashë që njerëzit janë shumë të dashur, notuam, kemi qenë në disa plazhe, dhe do ikim në Porto Palermo… Do e rekomandoj këtë vend, sepse çmimet janë shumë të mira, dhe në hotele. Më pëlqen shumë çdo gjë këtu”, thotë një turist për Euronews Albania.

Për këtë turist tjetër spanjoll i mbërritur nga Bilbao, për një tur në Shqipëri, e veçanta e vendit tonë janë alpet në veri. Ditët e plazhit po i kalon në Ksamil, ku thotë se i pëlqen natyra, moti e gjithçka tjetër e qytezës bregdetare, përveç çmimeve të shezlongëve.

“Ajo që më pëlqeu më tepër janë alpet, në veri të vendit tuaj. Më pëlqen Ksamili por nuk më pëlqen fakti që plazhet janë private, më pëlqejnë të jenë të hapura si në Spanjë dhe nuk duhet të jenë shezlongë të shtrenjtë në çmim, ishte 10 euro për person”, thotë ai.

Ksamili i mbipopulluar gjatë verës, edhe në muajin tetor shënoi një prezencë turistike të konsiderueshme, me prenontime në strukturat akomoduese në masën 40%.

/GazetaSinjali/