image Turistët e huaj të kënaqur me Shqipërinë: Do të kthehemi sërish

Rajon

Turistët e huaj të kënaqur me Shqipërinë: Do të kthehemi sërish

news image

Shqipëria tashmë është bërë destiancion turistik i preferuar për shumë turistë të huaj, transmeton Sinjali.

Statistikat e publikuara ditë më parë nga INSTAT treguan se numri i turistëve ka shënuar rritje. E këta të fundit, po ndahet të kënaqur nga vizita në Shqipëri.

Në një video që ka publikuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, turistë nga vende të ndryshme kanë ndarë përshtypjet e tyre mbi Shqipërinë.

“Ne vimë nga Suedia, vizituam Shqipërinë dhe do të kthehemi sërish këtu”, ka thënë një grup turistësh suedezë.

Kurse një turiste nga Kina, ka uruar që edhe bashkëvendasit e saj ta vizitojnë Shqipërinë.

“Unë tani jam në Shqipëri, në një qytet që quhet Durrës. E shijova shumë si eksperiencë dhe e shoh shumë të bukur si inciativë. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe fantastik. Shpresoj që njerëzit e vendit tim të vinë dhe ta shijojnë miqësinë e njerëzve këtu dhe pamjet e mrekullueshme”, ka thënë një turiste nga Kina.

Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni edhe përshtypjet nga turistët e tjerë./Sinjali/

MIRËMËNGJES ????

Posted by Edi Rama on Tuesday, July 30, 2019