Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Tuna, ka pak kohë që ka përfunduar pushimet verore, të cilat kishte vendosur t’i kalojë me shoqëri.
Artistja së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet tejet tërheqëse e mbështetur mbi një piano.
“Më së miri reflektoj kur flas me vetveten”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Tuna në këtë fotografi ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i japin komplimente për dukjen.
Ndryshe, Tuna është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Nuk ma do zemra”. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./Gazeta Sinjali/