image Tuna me akuza të mëdha ndaj Patrisit, e krahason me jashtëqitje

Bota e Yjeve

Tuna me akuza të mëdha ndaj Patrisit, e krahason me jashtëqitje

news image

Duket se pas shansës së re në raport, Patrisi dhe Tuna i kanë ndarë sërish rrugët.

Një ditë pasi tregoi se djali është në spital i hospitalizuar, këngëtarja e njohur ka bërë reagime të forta që drejtpërsëdrejti janë një reaksion ndaj ish partnerit.

Ajo e ka akuzuar atë përmes dy postimeve.

Në të parin thuhet:

“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”.

Në postimin e dytë, Tuna e krahason Patrisin me jashtëqitje nga “emoji” i përdorur.

“Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, thuhet në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Tuna bën postime të tilla. Kohë më parë pati vepruar thuajse njëjtë dhe më pas, me të dy djemtë, ish çifti u panë duke bërë pushime të përbashkëta në Dubai.

/GazetaSinjali/