image Pajtohen Tuna dhe Patrisi?

Bota e Yjeve

Pajtohen Tuna dhe Patrisi?

news image

Tuna po kalon disa ditë pushimi në Turqi me dy djemt e saj, Tian dhe Zen, por si duket bashkë me ta është edhe Patrisi.

Kjo është vënë re nga ndjekësit, pas publikimit të imazheve në rrjetet sociale, ku dyshja postonin pamje të fëmijëve nga i njëjti vend.

Për më tepër, Tuna e ka rikthyer Patrisin në “following” të dy profileve të djemve, edhe nga ai i Tianit ashtu edhe nga ai i sapohapur i Zenit.

Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë për një rikthim mes tyre pas një periudhe jo të shkurtër krize.

Tuna dhe Patrisi i dhanë fund martesës së tyre para se Zen të vinte në jetë, ndërsa vetëm javë më pas muzikanti publikoi foton e parë bashkë me të birin e sapo lindur./Gazeta Sinjali/