Këngëtarja e njohur shqiptare Altuna Sejdi – Tuna, e ka uruar në mënyrë të veçantë Arilena Arën për fitoren në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës.
Ajo këtë e ka bërë përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Urime çika jem. Plotesisht e merituar. Shume krenare“, ka shkruar ajo sipër videos së publikuar.
Përveç Tunës, Arilenën e uruan edhe shumë artistë të njohur shqiptarë, të cilët nuk kursyen fjalët më të mira për të.
Kujtojmë se mbrëmë Arilena Ara triumfoi në Festivalin e Këngës me këngën “Shaj”. Artistja me këtë projekt do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./Gazeta Sinjali/