Frika se mos shtypen nga një tufë elefantësh të egër që po migrojnë prej muajsh është bërë shkak i evakumit të 150 mijë banorëve në provincën Yunnan në Kinë.
Rreth 25,000 policë që përdorin automjete dhe dronë kanë monitoruar tufën e kafshët të egrat që u larguan nga habitati i tyre në Yunnan rreth 17 muaj më parë.
Që prej 17 muajsh ata kanë qenë pjesë e titujve kryesorë ndërkombëtarë me një udhëtim prej 500 km që i ka parë ata të enden nëpër fusha, qytete dhe shtete, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke ngrënë të korra me vlerë miliona Dollarë.
E teksa tufa iu afrua provincës,për të parandaluar ndonjë tragjedi banorët u zhvendosën përkohësisht . Ndërkohë autoritetet kanë vijuar përpjekjet për të dërguar sërish elefantët në habitatin e tyre natyror dhe tashmë duket se ia kanë arritur këtij qëllimi.
Ekspertët thonë se arsye pse elefantët u larguan nga habitati i tyre i zakonshëm për të filluar udhëtimin është e paqartë. Disa kanë sugjeruar që një udhëheqës i papërvojë mund ta ketë çuar tufën në rrugë të gabuar, ndërsa të tjerët besojnë se elefantët mund të kenë qenë në kërkim të një habitati të ri.
Elefanti aziatik është një specie e rrezikuar. Kina ka vetëm rreth 300 elefantë të egër, kryesisht që jetojnë si tufa endacake në jug të provincës Yunnan. /GazetaSinjali/