image Tufa e derrave bllokon autostradën në Duhël, përplasen dy vetura

Sinjalizime

Tufa e derrave bllokon autostradën në Duhël, përplasen dy vetura

news image

Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Duhël të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet se është një tufë e derrave të egër që kishte bllokuar autostradën.

Një sinjalizues i ka thënë Sinjalit se kanë qenë tetë ose nëntë derra të egër, të cilët ishin në autostradë, kur veturat që po kalonin u përplasën mes vete.

Në fotografitë që ky sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit, shihen veturat të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, si pasojë e këtij aksidenti, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Nga ky aksident e kanë pësuar edhe dy derra të egër.

Sinjalizuesi ka bërë thirrje që shoferët të jenë të kujdesshëm kur kalojnë përgjatë këtij segmenti të autostradës, pasi që ka ditë që ka parë tufat me derra që bllokojnë rrugën.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për këtë rast, por nga Zyra e Mediave kanë thënë që nuk posedojnë informacionet lidhur me të./GazetaSinjali/