Trusti Pensional i Kosovës ka reaguar përmes një njoftimi në Facebook, duke thënë se nuk ka ende asnjë vendim për tërheqjen e 10 përqindëshin nga qytetarët.
Sipas tyre, pasi ende nuk ka një vendim zyrtar, nuk mund t’i tërheqin, prandaj dhe kërkojnë që të mos shkojnë në zyrat e Trustit Pensional për çështjen e 10 përqindëshin për shkak të pandemisë.
“Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim’, shkruan Fondi i Kursimeve Pensional i Kosovës në njoftim./ Gazeta Sinjali/