image Trusti ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë kontribuesit

Financa

Trusti ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë kontribuesit

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar të gjithë kontribuesit se kthimi bruto nga investimet për vitin 2020 do të jetë rreth 72 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

“I vështirë të mendohej ky rezultat kur kishim gati 11 muaj pandemi, që rënduan së tepërmi mbi gjendjen ekonomiko-financiare të gjithë globit, e kur prioritet ishte jeta e njerëzve dhe jo ekonomia”.

Po ashtu në njoftim thuhet se Trusti kështu arrin në 555 milionë euro kthim bruto nga investimet prej themelimit.

“Pra në 19 vjet operim, Trusti ka arritur që nga rreth 2 miliardë euro mjete nën menaxhim, më shumë se gjysmë miliardi ta ketë vlerë të shtuar përmes investimeve.

Me këtë rast, gëzuar festat e fundvitit të gjithë kontribuuesve dhe qoftë 2021-shi një vit i mbarë dhe i begat për të gjithë”, thuhet ndër të tjera.

/Gazeta Sinjali/