image Trumpi jep shenja për garë presidenciale më 2024

Botë

Trumpi jep shenja për garë presidenciale më 2024

news image

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është kthyer skenës politike më 28 shkurt, për herë të parë prej kur është larguar nga zyra, duke bërë përpjekje për të fuqizuar pozitën e tij si lider i nevojshëm i Partisë Republikane.

Në fjalimin e tij të parë të madh, nga koha kur Joe Biden ka nisur udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në janar, Trump ka dhënë shenja për garë të mundshme për president më 2024, dhe ka hedhur poshtë thashethemet se planifikon të formojë një parti të tretë.

Unë do të vazhdoj të luftoj në anën tuaj. Ne nuk do të krijojmë parti të reja”, ka thënë Trump në një fjalim në Konferencën Politike Konservatore në Orlando, Florida, njofton Rel.

“Ne kemi Partinë Republikane. Do të jetë e fuqishme dhe e bashkuar si kurrë më parë”, ka shtuar ai.

Trump ka vazhduar të hedhë poshtë humbjen e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe ka kritikuar Bidenin për një varg çështjesh, duke thënë se shteti është kthyer nga “Amerika e para në Amerika e fundit”.

“Joe Biden ka pasur muajin e parë më shkatërrues sesa secili president i historisë moderne”, ka thënë Trump./Gazeta Sinjali/