image Trumpi formon ekip të ri ligjor për gjyqin kundër tij

Botë

Trumpi formon ekip të ri ligjor për gjyqin kundër tij

news image

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do të ketë ekip të ri ligjor në gjyqin kundër tij në Senat, pak para se të përfundojë afati për dorëzim të përgjigjes së tij ndaj padisë.

Dy avokatë, të cilët do ta përfaqësojnë Trumpin, David Schoen, komentator televiziv i çështjeve ligjore dhe Bruce Castor, ish-avokat i distriktit të Pensilvanisë, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, pasi të gjithë pesë anëtarët e ekipit fillestar të ish-presidentit, është raportuar se kanë ndarë rrugët me Trumpin, për shkak të dallimeve në strategji.

David Schoen dhe Bruce Castor janë “avokatë gjyqi shumë të respektuar” me përvojë në fushatën penale dhe atë të mbrojtjes, bazuar në një deklaratë të Trumpit.

Gjyqi kundër Trumpit pritet të nisë më 9 shkurt. /Gazeta Sinjali/