image Trump: Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen edhe në kohë pandemie

Politikë

Botë/ Trump: Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen edhe në kohë pandemie

news image

Pandemia e Covid-19 po ndodh në vitin ku janë paraparë të mbahen zgjedhejt presidenciale në Shtetet e Bashkura të Amerikës.

“Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në nëntor”, tha Trump kur ishte pyetur se a do të ndryshonte diçka për shkak të koronavirusit.

Ai hodhi poshtë idenë e mbajtjes së votave përmes postave, në vend që të hedhin votat në qendrat e votimit, në mënyrë që të vazhdojë të zbusë rrezikun e koronavirusit, shkruan BBC.

”Duhet të shkoni në një stendë dhe me krenari shfaqeni veten. Nuk duhet të votohet me postë” tha ai. ” 

Ai shtoi se “të gjitha llojet e gjërave të këqija mund të ndodhin” në postë, duke pretenduar se votuesit do të mashtrojnë dhe tha se ai miraton fuqimisht votimin me një foto ID./Gazeta Sinjali/