Minutat e parë të fjalimit të Donald Trump, pas daljes nga salla e gjyqit, tingëllojnë të njohura për këdo që e ka dëgjuar më parë fjalimin e tij në fushatën elektorale.
Ai thotë se është përsekutuar që nga nisja e fushatës së tij në 2016, pas dhënë asnjë provë.
Akuzat ndaj tij, rast i historik në SHBA, për një president apo ish-president, Trump i cilëson si “mashtrime”.
Gjatë fjalimit ai përmend edhe bastisjen e banesës së tij nga FBI-ja në 2022, për gjetjen e dokumentave të ndjeshme qeveritare.
“Vendi ynë po shkon në ferr. Është fyerje për vendin tonë pasi bota tashmë po qesh me ne”, shprehet Trump.