image Trump thotë se do të vendosen sanksione të reja ndaj Iranit

Botë

Amerikë/ Trump thotë se do të vendosen sanksione të reja ndaj Iranit

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij do të bëjë sanksione të reja drejt Iranit, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj caqeve amerikane në Irak.

Këtë deklaratë, Trump, e tha në një konferencë për media, e cila zgjati rreth 10 minuta, transmeton Gazeta Sinjali.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ekonomike shtesë dhe të menjëhershme kundër regjimit Iranian”, citohet të ketë thënë i pari i SHBA-së.

Gjatë kësaj konference, Donald Trump, konfirmoi që asnjë amerikan nuk është vrarë në sulmin e mbrëmshëm, si dhe kërkoi që shtetet e tjera të reflektojnë se Irani duhet të ndalë ambiciet për armët bërthamore, në mënyrë që të bota të jetë më e sigurt.

Trump përgjatë këtyre 10 minutave iu drejtua vetë publikut, duke mos pranuar pyetje nga gazetarët e pranishëm./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/WhiteHouse/videos/1358351864326653/UzpfSTMwMjM4NjI2Mzc2NTAxMTo0NTU2NjQ3Mjg0MzcxNjM/