image Trump: Soleimani është përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve

Botë

Botë/ Trump: Soleimani është përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se komandanti i Forcave Kuds, Qassem Soleiman, qëndron pas vdekjes së miliona njerëzve, përfshirë qytetarë amerikanë dhe bashkatdhetarët e tij iranianë.

”Soleimani vrau ose plagosi rëndë mijëra amerikanë gjatë një periudhe kohe të zgjatur dhe po komplotonte të vriste shumë më tepër. Ai ishte drejtpërdrejt ose jo përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, përfshirë numrin e madh të kohëve të fundit të PROTESTUESVE të vrarë në Iran”, shkroi Trump, në Twitter.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka kërkuar të prishë marrëdhëniet e arritura mes paraardhësit të tij, Barack Obama me regjimin iranian, tha gjithashtu se Soleimani “ishte i urryer dhe i frikësuar nga njerëzit edhe në vendin e tij”./Gazeta Sinjali/