Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se SHBA-të nuk do të paguajnë për sigurinë e princit dhe dukeshës së Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Trump ka thënë se edhe pse princi Harry dhe dukesha Meghan Markle janë shpërngulur në Kanada, ku kanë thënë se do të jetojnë përgjithmonë, ata duhet vetë të paguajnë për mbrojtjen e sigurisë së tyre.
“Unë jam një mik dhe admirues i shkëlqyeshëm i mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Është raportuar se Harry dhe Meghan, të cilët dolën nga mbretëria, do të banonin përgjithmonë në Kanada. Tani ata janë shpërngulur në Kanada, në SHBA. Megjithatë, SHBA nuk do të paguajë për mbrojtjen e tyre të sigurisë. Ata duhet të paguajnë vetë”, shkruan presidenti amerikan në Twitter./Gazeta Sinjali/