image Trump premtoi vaksinë kundër COVID-19 deri në fund të vitit, Fauci mendon ndryshe

Botë

Trump premtoi vaksinë kundër COVID-19 deri në fund të vitit, Fauci mendon ndryshe

news image

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci ka thënë të hënën se autorizimi i nxituar i një vaksine të mundshme kundër koronavirusit mund të dëmtojë përpjekjet për të zhvilluar vaksina të tjera.

Komentet e tij vijnë pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po e vlerësojnë mundësinë e një autorizimi të shpejtë të një vaksine që po eksperimentohet nga një agjenci amerikane para se të përfundojnë të gjitha fazat e procesit.

Presidenti Donald Trump ka premtuar se një vaksinë do të ishte në dispozicion deri në fund të vitit, megjithëse vaksinologët thanë për CNN se afati kohor është jorealist.

Pavarësisht se Trump ka thënë se një vaksinë mund të jetë e gatshme “shumë më shpejt” sesa fundi i vitit, një zyrtar i lartë i administratës tha që afati kohor për një vaksinë mbetet i njëjtë, pra vaksina pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Për mua, është absolutisht parësore që t’ju tregojnë përfundimisht se një vaksinë është e sigurt dhe efektive”, i tha Fauci Reutersit.

Një sondazh i CNN në maj zbuloi se një e treta e amerikanëve nuk do të përpiqen të vaksinohen kundër COVID-19 edhe nëse vaksina është gjerësisht e disponueshme dhe me kosto të ulët. /Gazeta Sinjali