Donald Trump po sulmon vazhdimisht Meghan Markle dhe Princin Harry pasi ata u bënë thirrje njerëzve të votojnë kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe negativitetit në internet.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, i cili kërkoi komentin e presidentit për Meghan-in dhe Harry-n, që inkurajonin njerëzit të votojnë për Joe Biden, Trump tha:
“Unë nuk jam një fans i saj. Ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë, por doja të thosha se i uroj shumë fat Harry-t, sepse do të ketë nevojë.”
Meghan dhe Harry nuk kanë mbështetur asnjë kandidat. Por gjatë paraqitjes së tyre në TIME100 të martën në mbrëmje, Harry rekomandoi që votuesit e ardhshëm “të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet”. /Gazeta Sinjali/