image Trump për marrëdhëniet Kosovë-Izrael: Një ditë e shkëlqyer për paqen në Lindjen e Mesme

Politikë

Trump për marrëdhëniet Kosovë-Izrael: Një ditë e shkëlqyer për paqen në Lindjen e Mesme

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas tij, kjo është një ditë e shkëlqyeshme për paqen në Lindjen e Mesme dhe një shembull të tillë do ta ndjekin edhe shumë vende të tjera islamike dhe arabe.

“Një ditë tjetër e shkëlqyeshme për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova dhe Izraeli, me shumicë myslimane, kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Ju lumtë! Shumë kombe të tjera islamike dhe arabe do ta ndjekin këtë shembull”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter./Gazeta Sinjali/