image Trump: SHBA do të përdorë fondet e ngrira të Iranit për të blerë grurë, sojë e misër amerikan për Teheranin

Botë

Trump: SHBA do të përdorë fondet e ngrira të Iranit për të blerë grurë, sojë e misër amerikan për Teheranin

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni planifikon të përdorë një pjesë të fondeve të ngrira të Iranit për të blerë produkte bujqësore amerikane, të cilat më pas do të dërgohen në Iran.

Sipas tij, Irani po përballet me vështirësi në furnizimin me ushqime dhe administrata amerikane synon që me këto mjete të financojë blerjen e grurit, sojës dhe misrit të prodhuar në SHBA.

“Po na vjen një treg i ri dhe ai quhet vendi i bukur i Iranit. Ata po kanë vështirësi me ushqimin dhe ne do të marrim një pjesë të parave të tyre dhe do t’i shpenzojmë duke blerë grurë, sojë dhe misër – shumë prej tyre. Ky proces do të fillojë së shpejti. Do të jetë mjaft i madh”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan e cilësoi këtë nismë si një mundësi të re për bujqit amerikanë, duke theksuar se programi do të krijojë një treg të ri për eksportet bujqësore të SHBA-së, ndërsa synon njëkohësisht të ndihmojë Iranin përballë mungesave të raportuara të ushqimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/