Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar shifrat rekord në Kupën e Botës 2026, e cila po bashkëorganizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika.
Trump është shprehur i kënaqur me organizimin e turneut dhe me, siç tha ai, rekordet që po regjistrohen në këtë fillim të kampionatit.
“Siç e dini, gjatë disa javëve të fundit, Amerika ka qenë me krenari pritëse e Kupës së Botës 2026. Dhe po vendos rekorde pjesëmarrjeje dhe rekorde televizive si kurrë më parë. Kush do ta kishte menduar se kjo do të ndodhte! Ata thonë se nuk është sporti ynë kryesor, por po ndodh”, ka thënë Trump.
Ai ka përgëzuar edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për bashkëpunimin në organizimin e turneut.
“Dua ta përgëzoj mikun tim – Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Është fantastike të punosh me të. Ai është shumë i lumtur; gjithçka është një rekord, është sikur të kesh Super Bowl çdo ditë”.
Trump gjithashtu i uroi fat ekipit të SHBA-së në ndeshjen ndaj Turqisë.
“Dhe e di që të gjithë bashkohen me mua duke i uruar ekipit të SHBA-së fat të mbarë në ndeshjen e tyre kundër Turqisë në Los Angeles. Ata po luajnë shkëlqyeshëm”, përfundoi presidenti amerikan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!