image Trump padit ish-avokatin e tij, ia kërkon 500 milionë dollarë për shkelje të kontratës

Botë

Trump padit ish-avokatin e tij, ia kërkon 500 milionë dollarë për shkelje të kontratës

news image

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij për 500 milionë dollarë me pretendimin për shkelje të kontratës. Ai thotë se Michael Cohen ka shkelur detyrën e tij si avokat. Padia vjen mes sulmeve të përshkallëzuara nga aleatët e Trump ndaj Cohen, i cili është një dëshmitar kyç në hetimet ndaj ish presidentit.

Një prokuror i Manhatanit javën e kaluar e akuzoi Trumpin për mashtrim në lidhje me pagesat e parave ndaj një ylli porno.Veprimi ligjor, i paraqitur në një gjykatë federale të Floridës, gjithashtu akuzon Cohen për “deklarata të pahijshme, egoiste dhe keqdashëse për ish-klientin e tij, anëtarët e familjes dhe biznesin e tij”.

Cohen punoi si avokat i Trump për më shumë se një dekadë. Por të dy patën një mosmarrëveshje pas zgjedhjeve të 2016, pasi hetuesit filluan të shikonin disa nga ndihmësit e Trump.Në vitin 2018, Cohen u dënua me tre vjet burg dhe një gjobë pasi u deklarua fajtor për akuzat për mashtrim dhe shkelje të financimit të fushatës.

Tani jashtë burgut, Cohen është bërë një kritik i fortë i Trump. Ai ka shkruar një libër dhe organizon një podcast, të cilat Trump i përmend në padi. Ai thotë se Cohen ka sajuar biseda dhe gabimisht e ka quajtur Trump një “racist” në librin e tij të vitit 2020 “Disloyal”./abcnews.al

/GazetaSinjali/