image Trump: Nuk ka njeri më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar

Botë

Trump: Nuk ka njeri më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se është tërhequr nga ideja se maskat mbrojtëse të fytyrës nuk duhen mbajtur me detyrim.

Në një postim në Facebook, Trump tha se mbajtja e saj është një veprim patriotik, por shtoi se nuk ka njeri më patriot sesa ai.

“Jemi të bashkuar në përpjekjet për ta mundur virusin e padukshëm kinez dhe shumë njerëz thonë se është patriotike të mbash maskë në fytyrë kur nuk ruan dot distancimin social. Nuk ka njeri më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar!”, shkroi Trump.

Deri para pak ditësh, ai kishte refuzuar të mbante maskë në publik, por gjatë një vizite në një spital u shfaq për herë të parë para mediave me gojën dhe hundën e mbuluar. /Gazeta Sinjali