image Trump nuk e ndalë ashpërsinë: OBSH bëri gabim tragjik dhe të tmerrshëm

Botë

SHBA/ Trump nuk e ndalë ashpërsinë: OBSH bëri gabim tragjik dhe të tmerrshëm

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i është rikthyer akuzave ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi vendosi t’i ndërpresë fondet për këtë organizatë.

Trump ka thënë se OBSH ka bërë një gabim tragjik dhe të tmerrshëm, duke trajtuar keq Amerikën në favor të Kinës.

“Bënë një gabim tragjik dhe të tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit ose ndoshta e dinin se çfarë po ndodhte. E trajtuan Amerikanë shumë keq, në favor të Kinës”, deklaroi Trump.

Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të përdorte autoritetin e tij kushtetues për të pezulluar formalisht të dy dhomat e Kongresit, aktualisht të mbyllura deri në fillim të majit, në mënyrë që të ketë mundësinë të procedojë me emërimet e administratës së tij.

“Disa prej të cilëve”, nënvizon Trump “kanë lidhje me emergjencën e koronavirusit”.

Presidenti është ankuar herë pas here se shumë nga personat e nominuar prej tij presin shumë gjatë deri sa të konfirmohen se a janë të infektuar apo jo. /Gazeta Sinjali/