Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi edhe një herë se nëse ish-zëvendës Presidenti Joe Biden, fiton zgjedhjet, nga kjo do të përfitonte edhe Kina.
“Nëse Biden fiton, Kina fiton. Është kaq e thjeshtë”, tha Trump, duke shtuar se ish – nënkryetari “do dorëzonte të ardhmen e fëmijëve tanë në vendet si Kina”.
Presidenti foli gjatë një fushate elektorale në Winston-Salem, Karolina e Veriut, të martën në mbrëmje.
“Kina e dëshiron Joe Biden, aq marrëzisht. Unë po kandidoj për rizgjedhje për të mbajtur punë në shtëpi, për të vendosur kriminelë të dhunshëm pas hekurave dhe për të siguruar që e ardhmja t’i përkasë Amerikës, jo Kinës dhe vendeve të tjera”, tha Trump.
Ai kritikoi Biden, për mbështetjen e marrëveshjeve të këqija tregtare të tilla si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) dhe Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) dhe mbështeti lejimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
“Për gjysmë shekulli, Joe Biden shtrëngoi duart me punëtorët jakë-blu dhe pastaj, ai u kthye dhe menjëherë i goditi më thikë në shpinë”, u shpreh Trump.
Presidenti paralajmëroi votuesit se Biden dhe “miqtë” e tij në Washington, shkatërruan komunitetet e tyre.
“Ai mbylli fabrikat në Baltimore dhe i dërgoi në Pekin. Të gjithë u dërguan në Pekin” përfundoi Trump. /Gazeta Sinjali/