image Trump me kritika ndaj Bidenit për menaxhimin e situatës në Afganistan

Botë

Trump me kritika ndaj Bidenit për menaxhimin e situatës në Afganistan

news image

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka kritikuar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani me vendim të Joe Biden, presidentit të tanishëm.

Ai po ashtu ka kritikuar edhe menaxhimin e situatës me Meksikën nga Biden.

Biden, shikoni çfarë ka bërë ai me kufirin jugor … kjo (situatë në Afganistan) është si kufiri jugor po trajtohet edhe më keq. Askush nuk e trajtoi kufirin jugor më keq se ai, mirëpo Afganistani është e njëjta gjë,” tha ai.

BBC shkruan se Trump ka thënë se ai do të kishte vepruar ndryshe sa i përket tërheqjes së ushtarëve nga Afganistani, ku së pari do të largonte punëtorët afganë që kanë punuar për ata, ndërkaq të fundit do t’i largonte ushtarët. /GazetaSinjali/