Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është i interesuar që punimet e radhës të Samitit të G7-s të mbahen pas zgjedhjeve presidenciale.
“Ne do të donim ta bënim atë në shtator. Ne mund ta bënim atë përmes telekonferencës ose mund ta bënim atë përmes një takimi fizik”, tha Trump në një konferencë shtypi, raportojnë mediet ndërkombëtare.
“Samiti i G7-s është shumë i rëndësishëm”, vazhdoi Trump.
Ndërsa për pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, Trump theksoi se vendimi do të merrej në të ardhmen.
“Unë sigurisht që do ta ftoja në mbledhje”, tha Trump.
“Ne do të ftojmë disa liderë, vendet e të cilëve nuk janë në G7. Disa prej tyre tashmë kanë pranuar”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/