image Trump: Jam baba i vaksinës

Botë

Trump: Jam baba i vaksinës

news image

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur veten “baba i vaksinës” antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Trumpi tha se pasardhësi i tij Joe Biden “po e shkatërron vendin tonë”.

Jam baba i vaksinës. Po të mos e shtyja unë përpara punën e vaksinave, sot nuk do ta kishim atë”, tha ai, raportojnë mediat e huaja.

Trumpi nisi sulmin pas fjalimit të Bidenit i cili në Kongres ka thënë se pa të “nuk do të kishte vaksinë”.

Duke folur për Fox Business të enjten, Trump tha se i ka meritat e plota për shpërndarjen e suksesshme të vaksinave në SHBA.

Këto deklarata të Trump erdhën në ditën e 100-të të Joe Biden si president./Gazeta Sinjali/