Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar letër kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ku kërcënoi se SHBA mund t’i ndërpresë në mënyrë të përhershme fondet ndaj kësaj organizate.
OBSH-së i jepet një afat kohor 30 ditor që të “përmirësohet në mënyrë të ndjeshme” në të kundërt rrezikon të humbasë fondet e Shteteve të Bashkuara dhe pjesëmarrjen e saj.
Në letrën drejtuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kritikohen fazat e reagimit të kësaj organizate për pandeminë e koronavirusit që nga muaji dhjetor.
Më herët, presidenti Trump e quajti organizatën e OKB-së për shëndetësinë si një “kukull të Kinës”.
Në SHBA, momentalisht numërohen 1.5 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 90 mijë viktima. /Gazeta Sinjali/