image Trump e nënshkruan urdhrin ekzekutiv që kufizon rrjetet sociale

Botë

Trump e nënshkruan urdhrin ekzekutiv që kufizon rrjetet sociale

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar të enjten urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore që gëzonin rrjetet sociale.

Urdhri u nënshkrua vetëm dy ditë pasi Twitter konsideroi si mundësisht keqinformues dy postime të Trump. 

Sipas këtij urdhri, që sipas draftit të lexuar nga CNN prek një ligj të vitit 1996, platforma online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.

Ironikisht, Trump e postoi edhe në Twitter njoftimin për firmosjen e urdhrit ekzekutiv. “Po e firmos këtë urdhër ekzekutiv për mbrojtur dhe ruajtur lirinë eshprehjes dhe të drejtat e popullit amerikan”, shkroi.

Trump i ka akuzuar rregullisht rrjetet sociale për zbehjen apo censurimin e zërave konservatorë. Të mërkurën ai e akuzoi Twitterin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale pasi rrjeti social shtoi një link për verifikimin e fakteve në dy postime të tij. /Gazeta Sinjali/