image Trump: Duam ta shohim New York-un në karantinë

Botë

Botë/ Trump: Duam ta shohim New York-un në karantinë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka lënë të hapur mundësinë e futjes së New York-ut në karantinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Trump ka thënë se është duke menduar një gjë të tillë, pasi, sipas tij, ky qytet tani është një pikë “e nxehtë”.

“Ne duam ta shohim New York në karantinë, pasi është një pikë e nxehtë. Unë jam duke menduar rreth kësaj”, ka thënë presidenti amerikan për gazetarët.

Deri tani numri i të prekurve me Covid-19 në këtë shtet ka shkuar në 52 mijë, ndërsa i të  vdekurve në 728, shkruan BBC./Gazeta Sinjali/