Kandidati për president nga Partia Republikane në SHBA, Donald Trump, vazhdimisht po refuzon që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, në të cilat fitoi kundërkandidati i tij demokrat, Joe Biden, shkruan Gazeta Sinjali.
Trump pretendon se ka fituar në shtetin e Gjeorgjisë, kurse thekson se në Pensilvani ka pasur shumë parregullsi dhe kërkon rinumërimin e votave në këtë shtet.
“Gjeorgjia do të jetë fitore e madhe presidenciale, siç ka qenë në natën e zgjedhjeve. Pensilvania nuk na lejoi që të shikojmë numërimin e votave. E papranueshme dhe ilegale në këtë vend”, shkroi Trump në Twitter.
Po ashtu, Trump u shpreh se në shtetin e Nevadës shumica e votave janë fallco dhe se kur të mirret vesh kjo, sipas tij do të jetë shokuese.
“Nevada po shndërrohet në pellg të votave fallso. Matt Schlapp dhe Adam Laxalt janë duke i gjetur këto, kur të publikohen, do të jenë absolutisht shokuese”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale./Gazeta Sinjali/