image Trump do ta ndalojë emigracionin në SHBA, paralajmëron vetë nënshkrimin e urdhrit ekzekutiv

Botë

Koronavirusi/ Trump do ta ndalojë emigracionin në SHBA, paralajmëron vetë nënshkrimin e urdhrit ekzekutiv

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullojnë përkohësisht emigrimin. Kështu ka njoftuar presidenti i SHBA, Donald Trump përmes një postimi në Twitter.

Ai tha se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “sulmit nga armiku i padukshëm”, sic e cilëson Trump koronavirusin.

“Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”, shkruan në Twitter Trump. /Gazeta Sinjali/