image Trump: Derisa shikoj përhapjen e pandemisë, zemërohem gjithnjë e më shumë me Kinën

Botë

Trump: Derisa shikoj përhapjen e pandemisë, zemërohem gjithnjë e më shumë me Kinën

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar përhapjen e koronavirusit në botë, gjë për të cilën e fajëson Kinën, vendi ku u shfaq për herë të parë ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Trump thotë se derisa e sheh këtë përhapje në të gjithë botën, zemërohet gjithnjë e më shumë me Kinën.

“Ndërsa shikoj pandeminë duke përhapur fytyrën e saj të shëmtuar në të gjithë botën, përfshirë dëmin e jashtëzakonshëm që i ka bërë SHBA-së, unë zemërohem gjithnjë e më shumë me Kinën. Njerëzit mund ta shohin atë, dhe unë mund ta ndiej atë”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter./Gazeta Sinjali/