image Trump çon 1 mijë ushtarë në Nju Jork për të përballuar urgjencën e krijuar nga koronavirusi
[wp-story id="814678"]

Botë

Siguri/ Trump çon 1 mijë ushtarë në Nju Jork për të përballuar urgjencën e krijuar nga koronavirusi

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar dislokimin e 1 mijë ushtarëve në Nju Jork për të ndihmuar qytetin të menaxhojë urgjencën pandemike.

“Ata do të shërbejnë atje ku ka më shumë nevojë”, tha ai.

Më parë, kryetari i bashkisp, Bill de Blasio i kishte kërkuar Shtëpisë së Bardhë të dërgonte ushtarë dhe staf spitalor.

SHBA-ja kaloi pragun prej 300 mijë rastesh të regjistruara me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.

Pandemia ka shkaktuar të paktën 8 mijë e 162 të vdekur në vend, sipas tij.

Vatra kryesore e pandemisë është Nju Jorku me 1 905 të vdekur.