Ekspertët e Shëndetit, në SHBA, së fundi kanë paralajmëruar presidentin Donald Trump, se tubimet për fushatë do të sjellin rritje të rasteve të reja me COVID-19.
Trump ka lajmëruar se në fund të javës së ardhshme do të rifillojë me një tubim në shtetin e Oklahomas, brenda një arene, para 19 mijë mbështetësve, shkruan Associated Press, përkthen Gazeta Sinjali.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë paralajmëruar se nga kjo thirrje e presidentit Trump, rreziku për përhapjen e koronavirusit, është tejet i madh.
“Rreziku është se në takime të mëdha është e pamundur të mbahet distanca së paku 2 metra”, kanë njoftuar ata.
Ndërkaq, CDC, ka bërë thirrje që detyrimisht të vendosen maskat në vendet ku brohorasin apo bërtasin.
Sipas CDC, shumë pjesëmarrës në tubimin e paralajmëruar nga Trump, janë të moshuar dhe ekziston rreziku për përhapje masive të koronavirusi.
Ndërkaq, Tusla, vendi në Oklahoma, aty ku do të mbahet edhe tubimi, ka numër të vogël të vdekjeve krahasuar me shtetet e tjera të Amerikës, por rastet e reja janë në rritje.
Për këtë tubim, ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i departamentit të shtetit në Tusla, Burce Dart.
“Unë jam i shqetësuar për tubimin me numër të lartë të pjesëmarrësve dhe që do të qëndrojnë gjatë”, tha ai.
Autoritetet shëndetësore të Oklahomas thanë që kushdo që merr pjesë në një ngjarje të madhe publike duhet të testohet për COVID-19, menjëherë pas kësaj.
Shelley Payne, drejtore e Qendrës LaMontagne për Sëmundje Infektive në Universitetin e Teksasit në Austin, tha se tubimi i Trumpit i plotëson të gjitha kriteret për llojin më të rrezikshëm të përhapjes së COVID-19.
Teksa, profesoresha për kërkime mikrobiologjike në Universitetin Georgetown, Julie Fischer, tha se tubimi i Trumpit mund të ketë pasoja të gjera për vendin.
“Për fat të keq, ai skenar mund të përfundojë në mbjelljen e shpërthimeve të komunitetit me COVID-19 nëpër SHBA.”, tha ajo.
Trump ditë më parë ka paralajmëruar tubime të mëdha për fillimin e fushatës për zgjedhjet e nëntorit për president, ndërsa në anën tjetër rivali i tij demokrat, Joe Biden, ka anuluar të gjitha tubimet për shkak të koronavirusit./ Gazeta Sinjali/