image Trotuaret e fshatit Bardhosh në Prishtinë të mbuluara nga akulli (FOTO)

Sinjalizime

Trotuaret e fshatit Bardhosh në Prishtinë të mbuluara nga akulli (FOTO)

news image

Pas reshjeve të borës në vendin tonë edhe qarkullimi i qytetarëve në trotuare është vështirësuar.

Me një problem të tillë po përballen edhe banorët e fshatit Bardhosh, të Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Disa banorë të këtij fshati kanë dërguar pamje, ku shihen trotuaret gjatë ditës së sotme të mbuluara nga akulli dhe mjaft të rrezikshme.

Këta banorë përmes Gazetës Sinjali kanë apeluar Komunën e Prishtinës, për t’ju bërë zgjidhje pasi që janë duke u rrezikuar. /GazetaSinjali/