image Tronditet Tirana, shpërthim me tritol

Shqipëri

Tronditet Tirana, shpërthim me tritol

news image

Një shpërthim me tritol ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Siri Kodra”.

Sipas njoftimit të policisë, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës. Ndërkaq, policia thotë se është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tutje, thuhet se grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/GazetaSinjali/