Sikur të mos mjaftonte debutimi me humbje, Gennaro Gattuso ka marrë një tjetër lajm negativ në krye të Napolit.
Tekniku italian ka humbur shërbimet e mbrojtësit, Kalidou Koulibaly të paktën për një muaj.
Lajmi konfirmohet nga “Corriere dello Sport”, që zbulon se lojtari senegalez humbet sfidat e rëndësishme kundër Sassuolo, Inter dhe Lazio.
Gjithashtu, Koulibaly do të mungojë edhe për dy takimet e Kupës së Italisë ndaj Perugia. Ndërkohë, 28-vjeçari do të jetë i gatshëm për dy sfidat me Barcelonën në UEFA Champions League. /Gazeta Sinjali/