image Rrëzohet helikopteri në Kolumbi gjatë një operacioni droge, vdesin pesë policë

Botë

Rrëzohet helikopteri në Kolumbi gjatë një operacioni droge, vdesin pesë policë

news image

Të paktën pesë policë kanë humbur jetën në Kolumbi për shkak se një helikopter është rrëzuar duke u përplasur në tokë.

Ngjarja ka ndodhur afër Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena, ndërsa oficerët e policisë ishin në një operacion droge në departamentin verior të Bolivar.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor që pritet të sqarojë të gjitha arsyet e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/