image Tronditet Divjaka/ 58-vjeçari vret bashkëshorten dhe më pas veten

Shqipëri

Tronditet Divjaka/ 58-vjeçari vret bashkëshorten dhe më pas veten

news image

Pas ngjarjes tragjike në Fier ku burri vrau ish bashkëshorten, një tjetër rast i rëndë është shënuar në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje.

Kurse Policia e Shtetit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.

“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia. /Gazeta Sinjali/