Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, pasi një familje kërkoi ndihmën e Policisë për vajzën e tyre 13-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur. Vajza u gjet, por ajo që u zbulua nga familje ishte mjaft tronditëse, pasi u kuptuar se e mitura ishte shfrytëzuar seksualisht nga një 19-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se familja fillimisht s’kishte informacione për fatin e saj, prandaj e raportuan si të zhdukur. Gjatë kohës sa nuk dihej asgjë për vendodhjen e saj, e njëjta kishte qenë me një person, me të cilin dyshohet se kryen marrëdhenie seksuale.
Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në Stacion Policor në pritje, ku dha deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.
Detajet e trishta u zbuluan nga vet vajza, e cila rrëfeu në Polici për atë që kishte ndodhur mes saj dhe 19-vjeçarit të dyshuar.
Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.
Gjatë intervistimit, burimet thonë se i dyshuari e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.