Qytetarët e Shkupit të Maqedonisë Veriore sot janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, e cila ndodhi në qendrën tregtare “East Gate Mall”.
Siç bëhet e ditur nga mediat atje, një person i cili i takon moshës së re, e që në kokë mbante një kapele, teksa vraponte brenda mureve të kësaj qende, nxori armën dhe qëlloi me të dy persona që ndodheshin në shkallët lëvizëse.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtij sulmi, megjithatë siç raporton Alsat.mk njëri nga dy të pagosurit, siç konfirmon drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale ‘”“Shën Klimenti i Ohrit”në Shkup, Ljuben Arsenkov, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga kjo gjuajtje me armë tashmë janë publikuar edhe pamjet nga njëri kënd ku shihet mjaft qartë edhe sulmuesi.