image Triumfi në Superkupë s'e ndalë Trepçën, përforcon skuadrën edhe me një basketbollist të huaj

Basketboll

Triumfi në Superkupë s’e ndalë Trepçën, përforcon skuadrën edhe me një basketbollist të huaj

news image

Klubi basketbollistik, Trepça duket se ende nuk ka kryer punë me transferimet për kompletimin e rosterit të skuadrës për edicionin e ri.

Mitrovicasit e nisën për mrekulli sezonin e ri, duke e fituar Superkupën e Kosovës, të zhvilluar në Suharekë.

Ky triumf nuk ka ndryshuar ambiciet dhe synimet e klubit, duke kërkuar që ta forcojnë skuadrën edhe më shumë, shkruan Sinjali Sporti.

‘Xehtarët’ kanë njoftuar se kanë sjellur edhe një basketbollist tjetër të huaj.

Bëhet fjalë për qendrën amerikane, Isaiah Manderson, i gjatë 208 cenimetra.

Manderson i bashkohet Trepçës nga Puerto Rico Carolina, derisa në edicionin e kaluar Manderson ka luajtur në Superligën e Kosovës, duke u paraqitur te Rahoveci.

Ky është transferi i pestë i huaj në kampin gjelbërt e zi.

Njoftimi i plotë nga klubi mitrovicas:

/GazetaSinjaliSport/