Ju mund të keni veshje nga më të ndryshmet në gardërobë, por nëse nuk keni këto tri gjëra kryesore, atëherë zëre se nuk keni asgjë.
Këto janë tri veshjet që çdo vajzë duhet t’i ketë:
Bluzë e bardhë
Një bluzë e bardhë me mëngë të shkutra duhet ta keni patjetër në dollapin tuaj, pasi do t’ju “shpëtojë” në çdo rast. Mund ta vishni me xhinse, me fund apo edhe poshtë një fustani me rripa dhe gjithmonë do të dukeni në modë.
Xhaketë xhins
Një xhaketë xhins mund ta vishni sipër çdo veshje.
Mund të zgjidhni një xhinse blu apo të bardhë, pak rëndësi ka, por një xhaketë e tillë duhet të bëhet patjetër pjesë e gardërobës suaj.
Pantallona të drejta
Ju mund të jeni e fiksuar pas xhinseve të ngushta, por pantallonat e drejta duken shumë trendy.
Duhet t’i keni patjetër për shumë arsye, më kryesorja sepse duken bukur me çdo lloj këpuce./Sinjali/